Kuriozitete

Shokuese ajo që gjendet në barkun e balenës (Foto)

Në kulmin e gjuetisë së balenave në shekullin e 19 dhe 20, dhjetëra mijëra balena vriteshin për synime komerciale. Kur u vendos moratoriumi ndërkombëtar ndaj gjuetisë së tyre, disa popullata balenash ishin pakësuar 66 deri në 90%.

Balenat zhyten në thellësi për t’u ushqyer, por jashtëqitja e tyre del në sipërfaqe. Ajo përmban sasi të larta nigrogjeni dhe elementësh të tjera ushqyese që rrisin pasurinë e zonës ku jetojnë balenat. Kur ato ngordhin, trupi i tyre fundoset në tabanin e detit ku ushqehen qeniet nënujore.

Balenat gjithashtu janë cilësuar si një nga krijesat më madhështore të rruzullit, por tashmë ato janë shpallur si specie ne zhdukje. Çdo vit me qindra balena gjenden të ngordhura në brigjet detare dhe gjendja e tyre është gjithmonë në përkeqësim.

Shkencëtarët kanë nisur kërkimet për mbrojtjen e kësaj krijese dhe gjatë autopsisë që i bënë një balene të ngordhur gjetën brenda saj një sasi të konsiderueshme mbeturinash. Në barkun e saj kishte shishe plastike, qese, kanaçe, por edhe goma.

Kjo është një goditje e rëndë për natyrën, një goditje që të zgjohemi dhe të kuptojmë se emergjenca e zhdukjes së balenës është përgjegjësia jonë.