Aktuale

Shokët e 7-vjeçarit vendosin lule në vendin e krimit, kosovari u vra 200 metra larg nga shkolla

Derisa po kthehej nga shkolla të enjten, një shtatë vjeçar nga komuna e Lipjanit që jetonte me familjen në Basel u ther me thikë nga një 75-vjeçare në mes të rrugës, raporton Gazeta Express.

Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 12:45, kur fëmija ishte duke u kthyer nga shkolla. Sulmi ndodhi 200 metra larg nga shkolla.

Pak pasi ndodhi sulmi, djaloshi u dërgua në spital mirëpo nuk mundi të ju mbijetojë plagëve të marra.

Në vendin ku ndodhi ngjarja tragjike, janë vendosur qirinjtë dhe lule nga shokët e 7-vjeçarit.

Të njëjtët u deklaruan se kur dëgjuan për rastin nuk kishin mundur të besojmë./GazetaExpress