ShowBiz

Shoferi i Kim Kardashian nuk kishte gisht në grabitjen në Paris

Shoferi i Kim Kardashian nuk është i dyshuar për grabitjen në Paris, sipas kompanisë së tij.

Michael Madar, i cili ishte raportuar në mesin e 17 të arrestuarve në lidhje me grabitjen në muajin tetor, është liruar, sipas Unic Worldpass.

Madar u lirua pa akuza penale, raporton TMZ.

Raportohet se ai ishte ftuar në polici vetëm për të dëshmuar.

Kompania e transportit dhe shërbimit të menaxhimit ka deklaruar se Madar nuk kishte asgjë të bëjë me grabitjen në Paris, transmeton KosovaPress.