Një person ka humbur kontrollin, duke dal me veturë nga rruga dhe ka rënë në Lumbardhin e Pejës.
Kalimtarët kanë thënë për Indeksonline se nga aksidenti nuk ka të lënduar.
Ekipet policore kanë dal menjëherë te Lumbardhi, bashkë me një mjet transportues me të cilin po mundohen të nxjerrin veturën nga uji.
Më poshtë gjeni foto të veturës së rënë në Lumbardh të Pejës. /Indeksonline/