Pavarësisht gjobave të larta për kundërvajtje në komunikacion që parashihen me Ligjin e ri, ngasësit e automjeteve vazhdojnë të mos i respektojnë rregullat e komunikacionit, madje duke ua rrezikuar edhe jetën këmbësorëve, raporton portali “Zëri.info”.
Një lexues i “Zërit” i ka dërguar disa foto, ku shihen se si shoferët e automjeteve kalojnë në vijat e këmbësorëve te Bulevardi “Bill Clinton” në Prishtinë, derisa e kanë të ndaluar sipas shenjave të semaforit. /Zëri/