Aktuale

Shkup, ngritja e temperaturave sjell probleme për vendet e vërshuara

Vendet e vërshuara do ta kenë problem tani me ngritjen e temperaturave pasi do të ndikojnë në dekompenzimin e mbeturinave.

Pluhuri, era dhe dielli në këtë rast janë problem pasi pluhuri bart mikro-organizmat, era e ngre pluhurin kurse sëmundjen pastaj përçohen tek banorët, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Dielli dhe temperaturat kanë tharë baltën dhe e kanë shndërruar në pluhur që ndihmon procesin e infektimit.

Qytetarët kanë frikë nga sëmundjet edhe nga kafshët e ngordhura që ende janë pa pastruar në këto vendbanime.

Deri tani janë angazhuar disa institucione dhe organizata tjera për të parandaluar një katastrofë eventuale.