Gjatë tre ditëve të kaluara në rajonin e SPB Shkup kanë ndodhur 33 aksidente. Inspektori i pavarur Dragan Veljanoski i SPB – Shkup njoftoi se më 22 korrik, e premte, policia e komunikacionit ka kryer ekspertizë në 13 aksidente, prej të cilave 11 janë me pasojë dëm material, ndërsa në dy lëndime trupore kanë marrë dy persona.
Më 23 korrik, e shtunë, është bërë ekspertizë në gjithsej 10 aksidente.
Prej tyre pesë janë me pasojë dëm material, katër me lëndime të lehta trupore, në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë pesë persona.
Ka ndodhur edhe një fatkeqësi në të cilin lëndime të rënda trupore ka marrë një person.
Më 24 korrik ekspertizë është kryer në gjithsej 10 aksidente, prej të cilëve tetë janë me pasojë dëm material, dy janë me lëndime, në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë katër persona.
Gjatë tri ditëve të kaluara nga policia rrugore, janë regjistruar numër më i madh i shkeljeve.
Me ndihmën e automjetit special “karrotreci” janë larguar 78 automjete.