Aktuale

Shkrepen 14 plumba në Prishtinë

Disa të shtëna me armë në Prishtinë alarmuan dje Policinë e Kosovës.

Këta të fundit menjëherë shkuan në vendngjarje, ku gjetën 14 gëzhoja, shkruan lajmi.net.

Megjithatë, gëzhojat  e gjetura dyshohet se i përkasin një arme me gaz.

Ndërkaq, personat që shtien me armë janë ende të panjohur për policinë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Ali Sokoli” në kryeqytet. 

the authorGazetaKNN