Numri i të vdekurve në Haiti nga uragani Mateu ka arritur në 800.
Numri i të vdekurve mund të rritet edhe më tej pasi ekipet e shpëtimit tani kanë siguruar qasje edhe në disa zona të tjera jugore, të cilat kanë qenë të pakalueshme.
Burimet zyrtare kanë bërë të ditur se në qytetet e goditura rëndë nga uragani, mund të arrihet vetëm përmes detit apo edhe me linjë ajrore.
Shumica e të vdekurve janë regjistruar në bregdetin jug-perëndimor, e cila njëkohësisht ka qenë zona më e goditur.