Rajon & Botë

Shkon në 70 numri i të vdekurve, mes tyre 10 fëmijë nga sulmi me armë kimike në Siri (Video +18)

Numri i të vdekurve në një sulm ajror që mendohet të jetë kryer me armë kimike në Sirinë veriore ka arritur në 70 vetë, ku në mesin e tyre janë mbi 10 fëmijë, transmeton CNN.

Britania e Madhe dhe Franca i kanë bërë thirrje KS të OKB-së që ta dënojë sulmin me armë kimike, ndërkohë edhe senatori në SHBA, John McCain i ka bërë thirrje presidentit Donald Trump që ky i fundit të dërgojë sinjal të fortë për Assad-in se sulmi me armë kimike nuk do të tolerohet. /GazetaKNN

Video më pshtë e publikuar nga VoA, tregon pasojat nga ky sulm (Kujdesë, pamje të rënda).