Autoritetet indoneziane kanë njoftuar se numri i të vdekurve nga cunami vdekjeprurës në vend ka shkuar në 429 persona,, ndërsa personat që po e ndihmojnë popullatën kanë deklaruar se shumë fëmijë janë sëmurë dhe iu mungon uji i pastër. Ekspertët e fatkeqësive të tilla kanë thënë se numri i vdekjeve mund të rritet edhe më tutje.
Ekipet e shpëtimit po i vazhdojnë përpjekjet për gjetjen e 154 personave të deklaruar të zhdukur, ndonëse disa zyrtarë privatisht kanë thënë se gjasat për të gjetur të mbijetuar janë mjaft të vogla. Operacionet e shpëtimit po vështirësohen edhe më shumë nga shiu që nuk po ndalet. Kushtet atmosferike po e pengojnë qarkullimin e autoambulancave dhe dërgimin e të lënduarve në spitale.
Sipas të dhënave zyrtare, deri më tash janë identifikuar 1485 të lënduar, ndërsa 882 shtëpi dhe 73 hotele janë dëmtuar. Përveç këtyre, cunami i ka dëmtuar dukshëm edhe 430 barka. Autoritetet kanë konfirmuar se cunami u shkaktua nga copë e madhe dheu, që u shkëput nga vullkani dhe ra në oqean, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.