Rajon & Botë

Shkon në 257 numri i viktimave në Itali, në mesin e tyre shumë fëmijë

Arrin në 257 numri i të vdekurve në Itali, sipas bilancit të fundit të publikuar nga departamenti i Mbrojtjes Civile. Viktimat janë 190 në Reatino dhe 57 në Ascolano, ndërsa në orën 5:17 u regjistrua një tjetër tërmet me manjitudë 4,5 ballë Righter, që preku kryesisht zonën e Marche në Lacio.

Shumë prej viktimave nga tërmeti besohet të jenë fëmijë.

Kryeministri italian Matteo Renzi u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë së bashku në këtë tragjedi. Ai gjithashtu vizitoi zonën e prekur nga tërmeti.

Qendra Sizmologjike Europiane (EMSC) ka raportuar se në më pak se 24 orë nga tërmeti i parë, edhe një tërmet tjetër ka goditur Italinë qendrore. Tërmeti i tyre ishte i shkallës 4.6 që goditi rreth 66 kilometra në verilindje nga qyteti Terni, i cili ka një popullsi prej më shumë se 220 mijë banorë.