Numrat global të rasteve me koronavirus u rrit në 15 milionë sot, sipas një raporti të Reuters.
Pesë vendet e para me më së shumti raste, krahas SHBA-ve, janë Brazili, India, Rusia dhe Afrika e Jugut. Por, Reuters tregon se sëmundja po përshpejtohet më shpejt në Amerikë, të cilat përbëjnë më shumë se gjysmën e infeksioneve në botë dhe gjysmën e vdekjeve të saj, transmeton lajmi.net.
Në nivel global, shkalla e rasteve të reja nuk tregon shenja të ngadalësimit, sipas raportit të Reuters, bazuar në raportet zyrtare.
Pasi u raportua rasti i parë me COVID-19 në Wuhan të Kinës, në fillim të janarit, u nevojitën rreth 15 javë për t’u raportuar 2 milionë raste të tjera.
Ekspertët e shëndetit theksojnë se të dhënat zyrtare pothuajse nuk raportojnë shifrat reale të të infektuarve dhe të vdekurve, veçanërisht ato të marra në vendet me aftësi të kufizuar të testimit.
Numri zyrtar i rasteve të me koronavirus (15,009,213) është të paktën trefishi i numrit të sëmundjeve të gripit të regjistruara në vit, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetit, teksa numri i vdekjeve (616,000) për shtatë muaj është afër nivelit të vdekjeve vjetore nga gripi.