Rajon & Botë

Shkon në 12 numri i të vdekurve nga përplasja e trenave në Itali (Video/Foto)

Dymbëdhjetë njerëz janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar pas një përplasjeje kokë me kokë të trenave të udhëtarëve në Italinë jugore.

BBC raporton se të dy trenat ndodheshin në një binar të vetëm kur ndodhi përplasja, në mes të qyteteve bregdetare Bari dhe Barletta.

Shërbimet emergjente janë duke tentuar t’i nxjerrin udhëtarët nga varganët e shkatërruar afër qytetit Andria.

“Mendoj se ka shumë të vdekur,” tha shefi i policisë Riccardo Zingaro.