Shkolla fillore në fshatin Plemetin të Obiliqit të enjten është mbushur me grafite të shkruara në gjuhën serbe.
Një lexues i Arbresh.info ka dërguar në adresë të portalit fotografi ku shihet se në muret e shkollës së këtij fshati janë shkruar me të kuqe mesazhe në gjuhën serbe.
Në këto grafite shkruan “Kosova është Serbi”.
Dyshohet se serbët lokalë janë ata që i kanë bërë këto vizatime në muret e shkollës./Arbresh.info.