Aktuale

Shkojnë ta arrestojnë se dhunonte gruan, por zbulojnë diçka tjetër

Policia e Elbasanit arrestoi një shtetas 31 vjeçar pasi i ka sekuestruar 2 armë zjarri dhe municione luftarake ndërsa.

Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin e shtetasit Ervis Zenelhoxha, 31 vjeç, banues në Elbasan, i cili dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases A.H, 29 vjeçe.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale;
Një armë zjarri pistoletë tip “ZASTAVA” e kalibrit 7.65mm, me 1 krëhër me 5 fishekë të kalibrit 7.65mm
Një armë zjarri pistoletë tip “ZASTAVA” e kalibrit 6.55mm, me 1 krëhër me 5 fishekë të kalibrit 6.35mm
15 copë fishekë të kalibrit 7.65mm

32 copë fishekë model 54 të kalibrit 7.62mm
Një krëhër automatiku tip P.P.S model 54, kalibri 7.62mm me 20 copë fishekë
1 qese ambalazhi plastik brenda së cilës ndodhen 15 djegore predhash luftarake
3 copë djegore alumini predhash luftarake të mbështjella së bashku, ku në fundin e njërës prej tyre është montuar një fitil zjarr përcjellës
3 copa fitili zjarrpërcjellës
5 copë kapsolla detonatore alumini
1 palë doreza kirurgjikale të përdorura
1 palë vegla pastrimi për armët e zjarrit me tytë të gjatë