Policia e Bulqizës vuri në pranga një 21-vjeçar pasi akuzohet për dhunë në familje.
Mikel Bici ra në pranga pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, ndaj babait të tij shtetasit F.B., 46 vjeç.
Por teksa shkuan ta arrestonin policët u përballën me një tjetër krim.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë nga ana e policisë, shtetasit Mikel Bici, i është gjetur dhe sekuestruar një sasi lëndë narkotike në formë boçeje e dyshuar Cannabis Sattiva.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprat penale “Dhunë në familje”, “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.