Aktuale

Shkodër, nusja spërkat me benzinë vjehrrën dhe kunatën

Pas vdekjes së 4 personave nga zjarrëvënia me benzinë në spitalin Amerikan në Tiranë, një rast i ngjashëm ka ndodhur ditën e sotme.

Raportohet se kjo ngjarje ka ndodhur në një fshat të Shkodrës, ku pas një konflikti, nusja ka spërkatur me benzinë vjehrrën dhe kunatën.

Pasi i ka spërkatur, Ela Palushi ka marrë shkrepësen dhe ka tentuar t’i vendoste flakën dy grave, por ka qenë burri i saj që ka ndërhyrë duke e mbyllur këtë ngjarje pa të lënduar.