Një brez i ri i aktivistëve Anti-Kina, kanë fituar disa ulëse në Këshillin Legjislativ të Hong Kongut, tregojnë rezultatet paraprake.
Në mesin e tyre është edhe Nathan Law, një nga udhëheqësit e masës në demonstratat e vitit 2014, që u mbajtën në përkrahje të demokracisë.
Nathan Law, është në rrugë për të fituar madje një vend të deputetëve, transmeton KosovaPress.
Kjo është ‘shkëndija’ e parë e fuqisë politike të liderëve që udhëhoqën protestat, por pavarësisht kësaj, politikanët pro Pekinit do të mbajnë shumicën e vendeve për shkak të sistemit zgjedhor./KP