Çdo muaj, ne paguajmë faturat e energjisë elektrike dhe nuk mendojmë më shumë rreth saj.
Por, në disa pjesë të botës, rryma është me të vërtetë luks, dhe hulumtuesit janë duke punuar për të gjetur një mënyrë të thjeshtë dhe të lirë për të prodhuar energji elektrike.
A e keni ditur se mund të fitoni dritë nga patatja? Po, dëgjuat mirë. Bile drita në poçin elektrik mund të zgjasë deri në një muaj nëse ndërtohet siç duhet, transmeton Gazeta Express.
Haim Rabinowitch, një profesor i shkencës në Universitetin e Jeruzalemit ka gjetur si ta bëjë këtë dhe është duke i treguar botës se si bëhet kjo.

Ka disa gjëra që duhet t’i bëni për të prodhuar mjaftueshëm elektricitet për një dhomë për një muaj. Rabinowitch thotë se së pari duhet ta vloni pataten për tetë minuta.
Sapo të përfundoni me vlimin, patatja mund të prodhojë elektricitet sa gjysma e një baterie komerciale AA. Energjia mund të lëshohet nga patatja duke ngjitur dy copa metali në dy copa të prera të patates.

Dy elektroda dhe dy kapëse për energji (apo siç njihet në popull me emrin kleme) nevojiten për të zhbllokuar energjinë e patates. Dhe nuk keni nevojë për diçka tjetër.

Rabinowitch shpjegoi në një intervistë pse mendon se drita e patates mund të jetë diçka shumë e dobishme për shtetet e pazhvilluara. Ai beson se kjo metodë e thjeshtë mund të jetë një mënyrë për të siguruar dritë për miliona njerëz.