Shëndetësi

Shkencëtari: Këtë lloj djathi nuk do ta haja kurrë

Majkëll Tulik, studiues pranë Ministrisë së Bujqësisë së SHBA-ve dhe autor i librit “The Science of Cheese”, thotë se një lloj djathi nuk do ta hante kurrë, pasi në të jetojnë insekte.

Bëhet fjalë për djathin casu marsu, i cili prodhohet në Sardinia të Italisë.

Konsumimi i këtij djathi kërkon largimin e mëhershëm të insekteve nga sipërfaqja, ose paketimin e djathit në qese letre, nga e cila dëgjohen lëvizjet e insekteve.  Kur zërat heshtën, kjo do të thotë se insektet kanë ngordhur dhe se djathi është i gatshëm për ta ngrënë.

Prania e insekteve në djathë nuk është dukuri e pazakontë, pasi shumë prej tyre kontribuojnë në krijimin e teksturave specifike dhe në shijen e djathit.

Por, shumica e konsumatorëve të sotëm nuk dëshirojnë të konsumojnë insekte, por në Sardinia edhe më tej ekzistojnë tradicionalistë, të cilët nuk dëshirojnë që të heqin dorë nga ky djathë i pazakontë.  Për shkak të kësaj arsyeje, shitja e këtij lloj djathi në Sardinia është ndaluar, transmeton KosovaPress.