Konsumimi i shpeshtë i mishit rrit gjasat për zhvillimin e diabetit të tipit 2 për 23 për qind, tregon një studim i ri.
Studimi tregon se personat që konsumojnë më shumë sasi të mishit të kuq kanë 23 për qind më tepër rrezik për zhvillimin e diabetit tip 2 në krahasim me personat që nuk konsumojnë shumë mish, transmeton KosovaPress.
Rezultatet po ashtu treguan se konsumimi i peshkut nuk ndikon në rritjen e rrezikut për zhvillimin e diabetit tip 2, shkruan Daily Mail.
Në hulumtimin e Fakultetit për medicinë “Duke–NUS” nga Singapori kanë marrë pjesë 63.257 persona të moshës prej 45 deri 74-vjeç.