Një ndër 500 meshkuj ka tepricë të kromozonit X ose Y, e cila pengon prodhimin e spermatozoideve.
Për fat mirë, shkencëtarët kohë më parë kanë gjetur zgjidhjen për këtë problem medicinal, transmeton KosovaPress.
Në kuadër të serisë së eksperimenteve me minj, shkencëtarët nga një institut në Londër i krijuan ato nga indi i veshit të qelizës multi-funksionale amë. Kur i injektuan në testiset e minjve, ato u bënë plotësisht spermatozoide funksionale, të cilat më vonë me sukses pllenuan femrat.
Nëse një implementim i teknikës së njëjtë do të tregohej e suksesshme edhe te njerëzit, shumë meshkuj sterilë mund të kishin fituar rastin për t’u bërë prindër, transmeton “Daily mail”.