Shkencëtarët besojnë që bota është duke u përballur me një rrezik të pashmangshëm.
“Doomsday Clock” është ora që simbolizon afrimin e zhdukjes së botës dhe supozohet se ato parashikojnë edhe apokalipsin, transmeton portali arbresh.info
Mjerisht, lufta bërthamore është një rrezik real dhe i pranishëm. Tensionet mes Koresë së Veriut dhe fqinjëve të saj, por edhe më tej, duke përfshirë edhe SHBA-të, janë shumë të larta.
Sipas shkencëtarëve, në vitin 1953, kur Amerika prodhoi bombën e hidrogjenit, koha u vendos 2 minuta para mesnatës.
“Doomsday Clock” u krijua në vitin 1945 dhe sipas saj ata vlerësojnë rrezikun e fatkqesivë në çdo vit. Vlerësimi për vitin 2017 është më i keqi që nga viti 1953.
Që nga vitit 1947, shkencëtarët kanë lëshuar analiza mbi kërcënimet globale, gjithmonë duke llogaritur minutat deri në mesnatë.
Në lidhje me gjendjen aktuale, ata pohojnë : “Probabiliteti i katastrofës globale është shumë i lartë dhe veprimet e nevojshme për të zvogëluar rreziqet e katastrofës duhet të merren shumë shpejt”.
Të gjitha kërcënimet që i vijnë botës, kanë ndikim në kohën e orës. Kërcënimet mjedisore, ndryshimet klimatike dhe kontestet tjera globale.
Retorika e Donald Trump gjatë muajit të kaluar, i cili në thelb kërcënoi se do të sulmonte Korenë Veriore, i dha jehonë fjalimit të Harry Truman në Japoni, pasi SHBA-të hodhën bombën atomike në Hiroshimë dhe Nagasaki.
Në Muzeun e Përkujtimit të Paqes në Hiroshima, është në tjetër orë. Ajo numëron numrin e ditëve që nga ngjarjet e tmerrshme të vitit 1945 dhe numëron ditët që nga koha e fundit që përdoret një armë bërthamore.
Pasi Koreja Veriore testoi një raketë, e cila kaloi mbi territorin japonez, njerëzit në Hiroshima ndanë kohën që numëronte ora në muze./arbresh.info/
Yesterday in Hiroshima: pic.twitter.com/xqCoV309HY
— Samurai Godzilla (@Samuraigodzilla) September 4, 2017