Aktuale

Shkelje e akuza në komisionin për drejtor të burgjeve, në këtë rast involvohet edhe EULEX-i

Zgjedhja e drejtorit të ri të burgjeve të Kosovës nuk duket aspak punë e lehtë.

Janë 11 persona të cilët synojnë postin e drejtorit të burgjeve të Kosovës.

Tribuna Channel ka mësuar se Komisioni për përzgjedhjen e drejtorit të burgjeve ka bërë shkelje të mëdha procedurale, fillimisht duke futur në listë persona me precedent penal, por njëkohësisht edhe duke pasur në komision njerëz ndaj të cilëve janë me akuzë.

Në këtë komision është edhe Heset Loku, ku ndaj tij është ushtruar një kallëzim nga Natali Velijaj. Ajo ka dorëzuar kallëzimin penal për keqpërdorim të detyrës zyrtare, si dhe shpërdorim të të drejtave të saj, që i takojnë sipas kushtetutës dhe ligjit mbi sanksionet penale.

Ky kallëzimin penale, i cili është dërguar në tri institucione të drejtësisë, Ministrisë së Drejtësisë, Prokurorisë së Shtetit dhe Prokurorisë Speciale të Kosovës. Kallëzimi penal është dorëzuar më 10.10.2017 përmes postës.

Përveç kësaj me futjen në komision të Heset Loku është shkelur edhe rregullorja 6/2010 për emërime të larta dhe e njëjta paraqet konflikt interesi.

Të kontaktuar nga Tribuna Channel, Ministria e Administratës Publike dhe Ministria e Drejtësisë kanë hedhur përgjegjësin tek njëra tjetra.

Në ministrin e Administratës Publike kanë thënë se përzgjedhja e komisionit është bërë nga Ministria e Drejtësisë, por këta të fundit i kanë thënë televizionit se e gjithë përgjegjësia i takon MAPL.

Tribuna Channel nga burimet e veta ka mësuar se edhe EULEX është involvuar në këtë konkurs si dhe ka vëzhguar këtë proces nga afër.

Ndërkohë ky komision me gjithë këto shkelje në përbërjen e tij ka përzgjedhur listën e ngushtë të kandidatëve ku edhe aty ka persona me precedent penal.

Lista e ngushtë është kjo Nehat Thaci, Rasim Selmanaj, Burim Buleshkaj, Driton Bjarami i suspenduar si punëtor i Burgut të Dubravës për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe Enver Rrustemi.

Në anën tjetër kryetari i komisionit për përzgjedhjen e drejtorit të burgjeve Bajram Bujupi ka refuzuar të përgjigjet në pyetjet e TribunaChannel për këto shkelje të supozuara.

I njëjti ka rekomanduar që për gjithçka të drejtohemi tek Ministria e Drejtësisë. Kujtojmë se ky është tentimi i tretë për të përzgjedhur drejtorin e burgjeve, përzgjedhja ka dështuar me herët pikërisht për shkak të shkeljeve të shumta.