Policia e Kosovës ka ndaluar të dyshuarën e cila me veturën e saj ka goditur dy këmbësorë ndërsa duke dashur të ikë ka goditur edhe një këmbësor tjetër.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë ku sipas Policisë të lënduarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore.
Njësia policore ka ndaluar të dyshuarën, e cila me urdhër të prokurorit pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./KosovaPress/
Tags:Aksident