Mbrëmë rreth orës 19:30 ka ndodhur një aksident trafiku në komunën e Podujevës, me ç’rast personi që shkeli këmbësorin ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe policia është në kërkim të tij.
Nga kjo goditje e makinës këmbësori ka pësuar lëndime mjaft të rënda dhe është duke u trajtuar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK).
“Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull K/Shqiptar i cili është duke marrë tretman mjekësor në QKUK. Drejtuesi i automjetit që ka shkaktuar aksident trafiku është larguar me automjetin e tij prej vendit të ngjarjes në drejtim të panjohur dhe deri më tani është person i panjohur”, njofton policia.
Sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e viktimës është e rëndë, por jashtë rrezikut për jetë./FaktPlus