Aktuale

Shkatërrohet banda me shqiptarë e grekë që “bënin ligjin” në Athinë

Policia greke ka realizuar një prej operacioneve më të rëndësishme për luftën ndaj krimit. Mediat në vendin fqinj raportojnë se është shkatërruar rrjeti më i madh i trafikut të drogës në qendër të Athinës, në lagjen Eksarxia.

Ky grup kontrollonte të gjithë tregtinë në këtë zonë, por edhe më gjerë. Ky grup njihet ndryshe edhe si anarkistët, të cilët në shumë raste janë përfshirë edhe në përleshje me forcat e policisë. Qeveria greke ka përshëndetur aksionin e policisë për goditjen dhe shpërbërjen e këtij grupi kriminal.

Banda përbëhej nga 14 persona, 9 shqiptarë, 4 grekë dhe një shtetas polak. Ata dyshohet se kanë pasur rol aktiv në përjeshjet e dhunshme me policinë. Nga kontrollet në 10 apartamente, autoritetet sekuestruan 17.5 kg kanabis dhe doza kokaine.

Një zyrtar i lartë i policisë tha se anarkistët janë përleshur në këtë zonë për më shumë se 1 dekadë, duke bërë “ligjin” në lagjen Eksarxia./SYRI.net/