Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në një deponi të mbeturinave në Klinë të Epërme të Skenderajt janë gjetur rreth 40 bimë të llojit kanabis sativa.
Me urdhër të prokurorit bimët narkotike janë shkatërruar në vendin e ngjarjes.
Policia nuk ka dhënë detaje tjera lidhur me rastin.