Drejtori për media në Shtëpinë e Bardhë, Anthony Scaramucci, është shkarkuar nga posti i tij vetëm dhjetë ditë pasi është emëruar nga presidenti Donald Trump.
Emri i tij kishte shkaktuar pakënaqësi në Shtëpinë e Bardhë dhe për shkak të kësaj pakënaqësie po atë ditë ka dhënë dorëheqje zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Sean Spicer dhe dhe shefi i stafit të Trumpit, Reince Preibus.
Largimi i drejtorit të informimit, vie në ditën e parë që ka marrë detyrën shefi i ri i personelit në Shtëpinë e Bardhë, gjenerali John Kelly, raporton Reuters./KosovaPress/