Ndërsa presidenti Ilir Meta ka intensifikuar deklarimet e tij në mbrojtje të kushtetutës, Komisioni Hetimor për shkarkimin e tij ka lajmëruar se do të mblidhet të premten më 22 nëntor në orën 11:00. Komisioni pritet të shqyrtuar raportin që do t’i dërgohet parlamentit.
Meta akuzohet nga maxhoranca e majtë se duke anuluar zgjedhjet lokale të 30 qershorit dhe ka lëshuar dekret për zgjedhje të reja më 13 tetor, ai ka shkelur ligjin. Por zoti Meta ka deklaruar edhe para komisionit, se në marrjen e këtyre vendimeve, është nisur, pasi ka pasur informacione sekrete dhe të kualifikuara, se në protestën e 8 qershorit, disa persona do të digjnin godinën e Parlamentit.
Ndërkaq sot kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ka paralajmëruar se do ti kërkojë komisionit të administrojë edhe shkeljet e kushtetuës që sipas tij presidenti Meta ka bërë lidhur me plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese.
Por ky i fundit ka deklaruar se është maxhoranca që po kërkon të zgjedhi njerëzit e saj në Gjykatës Kushtetuese.
Situata mes palëve duket mjaft e tensionuar.