Mbrëmë në orët e vona është arrestuar një person në fshatin Zhegër të komunës së Gjilanit. E shkaktar i këtij arrestimi është bërë greva që kanë filluar në gjithë vendin mjekët.
I dyshuari shqiptar, i cili e kishte dërguar vajzën e tij dy vjeçare në kontrollim mjekësor në qendrën shëndetësore të Zhegrës, por pasi punëtorët shëndetësor ishin në grevë nga mjeku kujdestar i sugjerohet ta dërgon vajzën e tij për tretman mjekësor në Gjilan.
Ky bëhet shkaktar që i dyshuari pas pak kohe kthehet në qendrën shëndetësore-Zhegër, ku edhe sulmon mjekun kujdestar në detyrë;.
Policia njofton se mjeku nuk ka pësuar lëndime trupore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes./FaktePlus