Një veturë e tipit BMW X5 është përfshirë në një aksident ku pjesëmarrësit e trafikut kanë marrë lëndime të lehta.
Raporti i Policisë së Kosovës, thekson se shoferi i veturës BMW X5 ka ikur nga vendi i ngjarjes.
“Lidhur me rastin pas hetimeve të bëra është identifikuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili me veturën e tij BMW X5 me targa vendore kishte qenë pjesëmarrës në aksident komunikacioni me lëndime të lehta trupore dhe pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Me urdhër të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së/FaktePlus