Janë arrestuar dy të dyshuar në Strellc të Deçanit, pasi që njëri nga ta, gjersa ishte duke drejtuar veturën është aksidentuar me një veturë tjetër, të cilën e ngiste viktima mashkull.
Siç njofton policia, të dyshuarit kishin kërcënuar viktimën si dhe ia kanë marrë një pistoletë, të cilën e posedonte me leje zyrtare.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt./KosovaPress/