ShowBiz

Shkak i koronavirusit, anulohet koncerti i Malumës në Shqipëri?

Ka shumë gjasë që koncerti i Malumës në Shqipëri të anulohet.

Ministria e Shëndetësisë, konkretisht Ministrja Manastirliu ka dalë me një vendim duke anuluar të gjitha tubimet e koncerteve në vende të hapura e të mbyllura në Shqipëri, deri me datë 3 Prill, shkruan lajmi.net.

E gjithë kjo pas dy rasteve të para me koronoavirus në Shqipëri.

Duke pasur parasysh që Maluma ishte planifikuar të performonte me 14 Mars, në bazë të këtij vendimi i bie që koncerti nuk do të mbahet./Lajmi.net/