Shitja me pakicë në eurozonë në korrik të këtij viti ka shënuar rënie për 0,3 për qind në krahasim me muajin paraprak, derisa në Bashkimin Evropian ishte më e ulët për 0,2 për qind, ka bërë të ditur sot Eurostat.
Rënia mujore e shitjes me pakicë vjen si pasojë e uljes së shitjes së karburanteve për motorë me 0,9 për qind, dhe ushqimit, pijeve dhe duhanit me 0,5 për qind, derisa shitja e mallrave jo ushqimore është rritur 0,1 për qind.