Rajon & Botë

Shisnin trupin për para, Gjermania arreston 35 homoseksualë nga Ballkani

Prostitucioni është mjaft i përhapur në Dyseldorf të Gjermanisë, sidomos mes qytetarëve homoseksualë. Ditën e djeshme autoritetet kanë zbuluar dy bordello për transvestitët dhe një tjetër për homoseksualët që ofronin trupin e tyre për para, raporton gazeta gjermane “Nrz.de”.
Policia mësohet se ka arrestuar 35 të rinj, shumica nga Maqedonia dhe Rumania.

Sipas autoriteteve shumë refugjatë shesin trupin e tyre për të përballur jetën .

Dyseldorfi ka miratuar një ligj sipas të cilit, të gjithë personat që shesin trupin për para duhet të regjistrohen si punëtorë seksi. Ofrimi individual i trupit në këmbim të parave mesa duket ndalohet me ligj.