Rajon & Botë

Shirat monsunike në Indi shkaktojnë vdekjen e 12 personave

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë janë evakuuar në kampet e refugjatëve, pas shirave të dendura në shtetin jugor indian Tamil Nadu gjatë kësaj jave.

Shkollat në Chenaj, qyteti kryesor i Tamil Nadu dhe në qytetet tjera bregdetare janë mbyllur, ndërsa meteorologët paralajmërojnë se do të ketë shira të reja edhe gjatë këtij vikendi.