Aktuale

Shikoni pjesën e tavanit që u shemb mbi kokën e mësueses në shkollë

Pjesa e suvasë u shkëput nga tavani dhe ra mbi kokën e mësueses Elbarina Toshkallari, kur ajo ishte duke shpjeguar mësimin. Fatmirësisht asnjë prej të miturve në klasë nuk u dëmtua, por fotot tregojnë masën e madhe të materialit që ra mbi mësueses nga tavani.

 Mësuesja është dërguar në urgjencën e Spitalit të Traumës, ndërsa drejtoresha e shkollës shpjegoi për gazetarët se rikonstruksioni i plotë i shkollës është bërë në vitin 2004, por një sikonstruksion i pjesshëm është bërë në vitin 2016

Ky i dyti tha drejtoresha e shkollës përfshin edhe ndërhyrjen në suvanë e klasave.

Rikonstruksioni i pjesshëm do të thotë që aty ku ka pasur probleme me ndriçimin janë bërë riparime, së bashku me suvanë” u shpreh drejtoresha.