Këngëtarja Aida Doçi ka hyrë tashmë në tregun muzikor shqiptar. Ajo këndon bukur live, ndërkohë që ka realizuar edhe disa këngë me videoklipe
Këngëtarja është zëri i baladave, këngëve të dhembshme, të cilat i këndon me shumë zemër e shpirt.
Aida po kujdeset shumë që të duket bukur, ajo investon në gardërobë, grim dhe gjithçka tjetër.
Së fundi, Aida ka vënë vath në hundë. A po i rri mirë?
Këngëtarja tani është duke përgatitur projekte të reja që do të vijnë së shpejti, shkruan “Kosovarja”.