Rajon & Botë

Shikojeni se si injorohet në Bruksel kryeministrja e Britanisë së Madhe (Video)

Liderët e Bashkimit Evropian janë mbledhur sot për një samit në Bruksel, dhe nga pamje që janë publikuar në media, duket sikur kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, është injoruar nga liderët e vendeve anëtare të BE-së.

Kjo është përshkruar si një Brexit (dalje e Britanisë nga BE-ja) me një goditje, transmeton Express.

Midis ulërimës së zërave, shefja e BE-së për Politikë të Jashtme, Federeica Mogherini, shihet duke e përshëndetur kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel, me puthje dhe me një prekje miqësore në shpinë. Duke qëndruar e vetme, kryeministrja e Britanisë së Madhe luan me mangët e veta.

Derisa Britania e Madhe niset drejt derës dalëse të BE-së e pasigurt se cfarë po bën, 27 liderët e mbetur të BE-së qëndrojnë të fortë dhe së bashku – të bashkuar./Express/