Aktuale

Shikojeni në çfarë gjendje është kjo pjesë e harruar e Prishtinës

Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar probleme dhe rreziqe për banorët e lagjes “Emshir” në Prishtinë.

Gjendja e rrugëve në këtë lagje është dëmtuar. Nga një lexues i “Indeksonline” që ka dërguar një video në redaksi shihet se si kjo rrugë është vërtet në gjendje të rëndë.

Sipas banorëve lidhur me këtë situatë nuk ka pasur asnjë reagim nga Komuna e Prishtinës.

Kjo gjendje ka rritur shqetësimin e banorëve të kësaj lagje.

Më poshtë shikoni pamjet:https://youtu.be/uM3gqx-hr6I