Aktuale

Shi e breshër në aeroport, vonohen fluturimet shkaku i motit të keq

Në mbarë vendin në orët e pasdites ka pasur reshje shiu dhe breshër.

Njësoj ishte gjendja edhe në aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’.

Në aeroportin ‘Adem Jashari’, shkaku i motit të keq ka pasur vonesa të fluturimeve dhe divertime.

“Për shkak të kushteve atmosferike, kemi pasur disa vonesa të fluturimeve dhe divertime, mirëpo tani kanë filluar të realizohen të gjitha fluturimet e parapara”, ka thënë për Klan Kosovën zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara.