Motër e vëlla janë vënë në pranga nga policia e Durrësit, pasi kanë shfrytëzuar për prostitucion një 14 vjeçare.
Denoncimi në polici është bërë nga vetë mitura, H. Xh., ku më pas uniformat blu janë vënë menjëherë në lëvizje.
Të arrestuarit janë L. P 17 vjeç dhe Malvina Skura, 19 vjeçe.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata kanë ushtruar dhunë fizikë ndaj 14-vjeçare dhe e kanë shfrytëzuar për prostitucion në hotele të ndryshme të Durrësit. E mitura kryente marrëdhënie seksuale me klientë të cilët i gjenin të arrestuarit kundrejt një pagese 3000-5000 lekë.