Një person është arrestuar Në Prishtinë, nën dyshimin se ka mbajtur për dy netë të strehuar në një lokacion të dyshuar viktimën femër , me qëllim të shfrytëzimit seksual.
Siç njofton policia, me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e të dyshuarit me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar 1.4 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë dhe 1.5 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /KosovaPress/