Arsim & Kulturë

Shfaqja “Bretkosa” jepet sërish në Teatrin AAB

Për shkak të interesimit të madh, Teatri AAB do të sjell sërish reprizën e shfaqjes “Bretkosa” me regji të Burbuqe Berishës.

“Bretkosa” do të shfaqet të enjten me datë 24 janar nga ora 19.30 në Teatrin Kamertal në hapësirat e Kolegjit AAB.

Në këtë shfaqje do të luajnë aktorët Ilir Tafa, Donat Qosja, Basri Shala dhe Valmir Krasniqi.

Kujtojmë se shfaqja “Bretkosa” është e autorit Kroat Dubravko Mihanovic, ku gjithashtu kjo shfaqje është luajtur edhe në Kroaci dhe në Bosnje.