Rajon & Botë

Shfaqet Fidel Castro në ditëlindjen e 90-të (Video)

Kuba ka festuar ditëlindjen e 90-të e politikanit, revolucionar Fidel Castro.

Fidel Kastro u përshëndet nga një turmë prej disa mijëra njerëzve të cilët kishin dalë për ta festuar ditëlindjen e tij.

Lideri komunist i cili kishte ditëlindjen dje, ka shërbyer si kryeministër i vendit ishullor nga viti 1959 deri në vitin 1976 e më pas mori postin e presidentit deri në vitin 2008.

10 vitet e fundit Fidel Castro ka ndjekur nga shtëpia se si vëllai i tij Raul i dha kubanezëve liri të reja, po ashtu theu akullin e gjysmë shekulli armiqësie me SHBA. Tashmë, mijëra kubanezë kanë arsim të lartë, kanë biznese private, makina luksi, shesin dhe blejnë në internet, e po ashtu emigrojnë drejt SHBA-së, dikur toka e ndaluar.