FIFA nuk e ka marrë parasysh dëshirën e Shevcenkos dhe Panuccit.
Të dy trajnët e kombëtareve kishin rënë dakort për zhvillimin në një stadium tjetër të miqësorës Ukrainë-Shqipëri.
Megjithatë, FIFA nuk e ka marrë parasysh dëshirën e Shevcenkos dhe Panuccit.
Përpos të gjithave ata kanë vendos që miqësorja mos të zhvendoset dhe të luhet në Evian të Francës, pikërisht atje ku ishte parashikuar.
Kështu në 3 qershor ndeshja do të zhvillohet në stadiumin ku Ukraina aktualisht po kryen edhe përgatitjet.
Shevcenko ishte i pakënaqur me kushtet e stadiumit, dhe ishte i shqetësuar edhe për sigurinë, transmeton “Albeu”.
Ndeshja do të zhvillohet në orën 16:00, dhe nëse Ukraina vendos të bojkotojë sfidën atëherë do të duhet të paguajë një shifër të majme.