Kim Kardashian ka nxjerrë foshnjën e saj Çikago West në publik për herë të parë, dy javë pasi fëmija u soll në jetë nga një nënë surrogate.Të premten, bukuroshja 37-vjeçare u kap nga paparacët teksa e shtynte vajzën e vogël në një karrocë fëmijësh në Los Anxhelos.Kim nuk shoqërohej nga bashkëshorti Kanye West dhe dy fëmijët më të rritur, por nga bodigardi i saj.
Megjithëse fytyra e foshnjës vështirë se mund të shihej pasi ajo ishte e mbuluar me batanije, sytë, hunda dhe buzët e saj mund të dukeshn pak në fotot e shkrepura, shkruan Daily Mail.Karroca e fëmijës ishte e zezë dhe me një mbulesë të bardhë, ndërsa Kim ishte veshur sportive.