Një tragjedi ka ndodhur sot në Durrës ku ka humbur jetën një 52-vjeçar pasi është qëlluar me mjete të forta në kokë duke gjetur direkt vdekje. Policia bën me dije se viktimaështë Ludovin Lala dhe u godit për vdekje nga bashkëfshatari Asti Mici. Mësohet se shkak për sherri e tyre ishte vaditja pasi viktima kishte vendosur një zetor për të marrë ujë dhe kjo nuk është mirëpritur nga 57-vjeçari, Asti Mici.
Ai i ka kërkuar që ta zhvendosë zetorin, por ndërkohë, burimet thonë se mjeti bujqësor ishte vendosur në tokë publike dhe nuk ishte as në pronën e viktimës dhe as të autorit.Gjatë debatit, dyshohet se 57-vjeçari Mici e ka goditur fqinjin me kosën e barit në pjesën e kofshës, duke e dëmtuar në arterien kryesore. Për shkak të gjakderdhjes, 52-vjeçari humbi jetën në spital. Policia ka shoqëruar autorin e dyshuar për të zbardhur ngjarjen.Ngjarja ndodhi në mëngjes në fshatin Jubë, Sukth dhe autori është shoqëruar nga Policia. /albeu.com/